Haradinaj: Blerim Reka duhet të japë menjëherë dorëheqje
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sërish ka drejtuar gishtin ka qeveria Kurti rreth heqjes së taksës.
Sipas Haradinajt, ofertimi i heqjes së taksës 100% pa kontratën finale për njohje reciproke, ka filluar të prodhoj pasojat e para.
Tutje ai ka kërkuar dorëheqjen e ministrit për Integrime Evropiane, Blerim Reka, i cili, sipasaj Haradinajt, me ofertën e tij po i hap rrugën Serbisë të hyj në Shqipëri.
Më poshtë statusi i plotë:
Tashmë, ofertimi i heqjes së taksës 100% nga Qeveria Kurti pa kontratën finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues po prodhon pasojat e para.
Ministri i Integrimeve Europiane Z. Reka paska propozuar kompromisin me Serbinë e që është dhënia e korridorit të tranzitit për në Adriatik apo kthimi i Kosovës në Serbi dhe hapja e rrugës që Serbia të futet edhe në Shqipëri. Kjo ofertë e dytë shkatërruese i mundëson Serbisë që të futet në shqiptari dhe të realizojë ëndrrën e tyre shekullore për të pushtuar tokat e arbërit.
Ky Ministër duhet menjëherë të japë dorëheqje para se t’i kërkohet ajo. Këto deklarata dhe sjellje të rrezikshme politike të Qeverisë së Mashtrimit, njëherë me heqje të taksës e tash me ofertën e qasjes në Adriatik, prodhojnë pasoja të nënshtrimit dhe kapitullimit politik.