Haradinaj: Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë
Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me njoftimin e Kryeministeit Kurti për heqjen e taksës.
Kurti mbajti një konferencë për media njoftoi se do të hiqet tarifa ndaj Serbisë, por pjesërisht.
Pas kësaj ka reaguar ashpër z. Haradinaj, i cili e ka quajtur Kurtin një mashtrues i cili u dorëzua para Serbisë.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!
RH