Lajme

Haradinaj: Albin Kurti e ka humbur besimin e Washingtonit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeminsitri në detyrë, Albin Kurti, e ka humbur besimin e Washingtonit zyrtar, për shkak të mosbashkëpunimit me kryeqendrën amerikane.
Ai ka thënë se kryeminsitri në detyrë, Kurti ka bashkëpunuar më shumë me zyrtarë të BE-së që vijnë nga vende që nuk e kanë njohur Kosovës, se me aleatët amerikanë.
“Mendoj se zoti Kurti e ka humbë besimin e Uashingtonit zyrtar. Nuk mundemi të vendosim në lajthitje raportin me SHBA-në. Kjo është fatale për ne”.
“Ne kemi kërku që të mos kemi ndonjë marrëveshje të fshehtë, siç na siguroi mbrëmë SHBA se s’do të ketë. Ne patëm kërkuar vazhdimisht që zoti Kurti këtë çështje ta trajtojë në Uashington, por nuk bëri kështu. Zoti Kurti e hoqi taksën, por nuk e dakordoi me Uashingtonin. Këtu mendoj se ia huqi zoti Kurti”.
“Kur shtylla e dytë e LDK-së paralajmëroi për gjendje të jashtëzakonshme, shkarkimi i tij shkaktoi një çarje shumë të madhe”, , ka thënë Haradinaj në Euronews Albania