Lajme

Hamza: Koalicionin e bën PDK ose VV, përndryshe shkojmë në zgjedhje

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, priti një grup gazetarësh e komentatorësh politik të cilët i njoftoi për zhvillimet e reja rreth konstitumit të legjislativit dhe formimit të mundshëm të ekzekutivit.

Në takimin me gazetarët Hamza shpjegoi se ka lëvizje drejt këtyre synimeve por përfundimtare ende s’ka, pavarësisht se PDK ka zhvilluar takime e përpjekje.

Ai u ka thënë atyre se probabilitet për formimin e qeverisë i kanë ende të dy palët, siç i ndau në dy taborre, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe tjetri i partive opozitare ku nuk e veçoi ndonjë. Për secilën që do të themelohej kishte bindjen parashikoi probleme, siç iu referua do t’i ketë “këmbët e qelqit”.

Ajo që ishte definitive siç shpjegoi Hamza ishte se PDK, nuk ka pasur dhe nuk do të ketë me LVV. E as nuk do të ketë parashikoi. Disponimi në partinë e tij është i qartë e palëkundur duke e theksuar se ose LVV, ose PDK formon qeverinë.

Hamza ka theksuar se si PDK kanë biseduar me të gjithë partitë opozitare rreth formimit të një qeveria, ku kanë përafruar qëndrimet por s’ka avansim deri në një ujdi përfundimtare.

Ai e theksoi në bashkëbisedim se edhe Lidhja Demokratike e Kosovës ishte kontaktuar, duke e shtuar po ashtu një risi se kjo parti nuk e ka unitetin në qëndrim brenda 20 deputetëve të zgjedhur.