Opinione

Hamiti: Tendencat për përçarjen fetare shqiptare datojnë qysh herët

Profesori universitar, Xhabir Hamiti, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se tendencat për përçarjen fetare shqiptare datojnë qysh herët.

“Tendencat e përçarjes së klerit fetar shqiptar datojnë qysh herët. Mua më pëlqejnë më shumë qëndrimi i prijësve fetarë të kohës së Rilindjes, si Gjergj Fishta, Vehbi Dibra si dhe shumë prijës të tjerë fetar të cilët kane qenë gjithnjë të kujdesshëm në predikimet e tyre”, ka thënë Hamiti.

Hamiti ka cituar edhe Fishtën: “është e vërtetë që kemi Bajram dhe Pashk por kombin e kemi të përbashkët”. Ai po ashtu ka thënë se ne jemi komb me dy fe, kemi një gjuhë, një atdhe dhe një gjak.