Magazina

Hadvig Kadriu, fitues i garës fotografike në “PreFoto”

Momente të shkëputura nga përditshmëria që janë shkrepur nga të pasionuarit e fotografisë, u ekspozuan në edicionin e nëntë të konkursit ndërkombëtar “PreFoto”.

Dyzet e katër imazhet e prezantuara në këtë ngjarje, u përshkruan si vepra artistike në kërkim të së vërtetës, ngushëllimit dhe humanitetit.

Stilet e ndryshme të këtyre çasteve të aparatit fotografik, nga juria janë konsideruar se dokumentojnë lëvizjet e lira dhe në fokus kanë ngacmimin estetik.

Fotografët, Afrim Spahiu, Dragoslav Mirkovic dhe Elton Koritari kanë vendosur që këtë konkurs ta fitojë fotografia e shkrepur nga Hadvig Kadriut.

Fotografia e realizuar nga Samir Zahiroviq dhe ajo e austriakut Wolfganf Habringer janë vlerësuar me medaljen e artë, ajo e Arnoldo Paulo me të bronztë dhe fotografia e Daniel Lybaert me të argjendtë.

Me çmim special është shpërblyer fotografja Erza Kryeziu, e cila ka dokumentuar një pjesë të migrimit.

Organizatorët kanë thënë se fotografitë e prezantuara në këtë edicion janë realizuar gjatë tre vjetëve të fundit. Sipas tyre “PreFoto” edhe njëherë e shndërroi qytetin e Preshevës në vendtakim për fotografët e rajonit.

Gjatë këtij edicioni të “PreFoto” u mbajt edhe një punëtori me të rinjtë, të cilët mësuan për qasjen në realizimin e fotografisë analoge.

Fotografitë e edicionit të dhjetë të “PreFoto”, do të qëndrojnë të ekspozuara për dhjetë ditë në hapësirën e Shtëpisë së Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë.