Hadërgjonaj merr pasaportën e Kosovës: Jam gati të luaj me fanellën më të bukur në botë
Florent Hadërgjonaj është pajisur me pasaportë të Kosovës për të ju bashkuar përfaqësueses së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur lojtari nëpërmes rrjeteve sociale, ku është shprehur gati e shumë i lumtur për këtë, transmeton koha.net.
Hadërgjonaj ka thënë se është i gatshëm të luaj me fanellën më të bukur në botë dhe se gjithmonë ka dëshiruar që të luaj për vendlindjen e tij, por është dashur të vijë momenti i duhur.
Hadërgjonaj tani luan në ekipin e Huddersfield Town në Premierë Ligë.
Postimi i plotë i tij në rrjetet sociale:
“Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë.