Lajme

Grenell në Kosovë: Erdha me një kuletë të madhe për Kosovën

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisē e cila ka karakter ekonomik do të ndikojë nē zhvillimin ekonomik të gjithë rajonit. Kështu deklaroi emisari special i presidentit amerikan Donald Trump per Kosoven Richard Grenell i cili po qëndron në një vizitë në Prishtinë.

Pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, Grenell tha se Trump është krenar me marrëveshjen e arritur të cilën ai e quajti historike. Madje ai tha se në Kosovë ka ardhur me një kuletë të madhe si simbolikë e fondeve që do të përfitojë Kosova.

“Krijimi i vendeve të punës dhe energjia që krijohet me zhvillimin ekonomik do te ndryshojë peisazhin politik të rajonit. Që nga fillimi presidenti Trump është përpjekur të gjejë një marreveshje jo për simbolika. Sepse simbolika nuk të jep para, nuk te ushqen familjen. Kështu që duhet të ecim tutje dhe të krijojmë një rehati tek të rinjtë që duan të krijojnë familje këtu. Theksoj faktin që brenda 1 muaji edhe një ekip tjeter do të vizitojë Kosovën për studime fizibiliteti që kanë të bëjnë me vendet e punes. Për këtë kemi ardhur me këtë përbërje të ekipit pra të zbatojmë atë që e kemi shkruar”, ka theksuar Grenell.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se marrëveshja është jap i madh drejt marrëveshjes finale.

“Kjo marrëveshje është hap i madh drejt marrëveshjes finale. Kur arrihet marrëveshja finale unë nuk e di por jemi në përpjekjen tonë drejt marrëveshjes finale. E mbështes këndvështrimin që kjo marrëveshje nuk duhet të shihet kush çka përfiton e çka humb. Po përfiton komplet regjioni e në veçanti Kosova”, tha Hoti.