Lajme

Grenell mohon se ShBA mbështet shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Richard Grenell, i dërguari special nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, e ka demantuar një lajm i cili fliste për pajtimin e Amerikës për shkëmbim të territoreve Kosovë-Serbi.

“Lajmi rremë. Sepse ju kurrë nuk më keni thirrur apo shkruar për të më pyetur në lidhje me këtë çështje. Unë jam për atë që palët bien dakord, unë jam përqendruar në zhvillim ekonomik e jo politikë”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Ai reagoi pas një artikulli të portalit “EUobserver”.

Kosova dhe Serbia pritet së shpejti të fillojnë dialogun pasi ai u pezullua nga ana e shtetit serb pas vendosjes së taksës 100% nga ana e qeverisë kosovare.