Grabitja në Rinas/Berisha bandat e partisë grabisin për së dyti miliona euro,paratë do ti përdorin në zgjedhje
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka reaguar pas grabitjes se ndodhur në aeroportin e Rinasit.
Berisha shprehet se bandat e partisë kanë grabitur për së dyti miliona euro, ndërsa shton se paratë do përdoren në zgjedhje.
Statusi i Berishës:
Bandat e partisë grabisin për së dyti miliona euro në pistën e avionëve të aeroportit më të pasigurtë në botë, pra të Rinasit.
Grabitësit e armatosur morën të gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar që do ngarkoheshin në avion. Rojet e armatosura private që shoqëronin mikrobuzin me arka me para dhe rojet e aeroportit bënë sehir!
Hajdutet me automjetin me arkat e plaçkitura që përmbanin miliona euro u zhdukën në drejtim të paditur. Ndërkohe afër Fushe Krujës policia ekzekutoi besohet njërin nga banditët.
Paratë e grabitura, në traditën e njohur do t’i përdorim për fushatën elektorale të ardhshme