Goran Rakiq bojkoton punën si minister në
Qeverinë e Kosovës
Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës bashkë me deputetët e Listës serbe kanë njoftuar se do t’i ngrijnë pozitat e tyre, deri në shfuqizimin e vendimit për suspendimin e kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, e cila mori pjesë në takimin me presidentin serb, Vuçiq.
Kështu ka deklaruar Goran Rakiq, pasi iu bashkua protestës në Mitrovicën e Veriut, raporton Sinjali.
“Ky popull, ka përjetuar shumë dhe kemi pritur edhe këtë që pas Marrëveshjes së Brukselit ende jemi në situatë që kemi frikë për jetët tona. Sipas informatave që kemi marrë dje, gjyqtarët serbë nuk kanë dalë sot.
Nga sot, edhe përfaqësuesit politikë që punojmë në institucionet e Kosovë nuk do të punojmë derisa të kthehet në punë gjyqtarja Lilljana Stevanoviq.
Nuk na kanë frikësuar do të rrimë këtu të bashkuar dhe do të luftojmë për të drejtat tona. I dërgoj mesazh Prishtinës dhe Kurtit dhe Policisë së Kosovës se nuk na kanë frikësuar. Do të rrimë këtu të bashkuar. Atë që e kanë shqiptarët duam edhe ne, nuk duam asgjë më shumë, ti marrim apo ti rrëmbejmë dikujt. Duam atë që na takon, paqen më së pari. Pas takimit me Vuçiqin për herë të parë mbase nuk arritur marrëveshje të përbashkët. Edhe pse i besojmë vetëm atij., nga ajo mbledhje kemi dalë pa marrëveshje.
Ne nuk jemi ti që shkelim marrëveshjen e Brukselit, Kurti po e bën. Do të rrimë me popullin tonë dhe do ta mbështesim. Kryetar Vuçiq ju lusim ndikoni në BE dhe bashkësinë ndërkombëtare, nuk jemi të frikësuar, jemi në vendin tonë dhe do të rrimë këtu”, tha Rakiq.