LajmeTë fundit

Gojkoviq: Në mars nuk do të ketë zgjedhje në Serbi!

Kryetarja e Parlamentit serb Maja Gojkoviq në një konferencë për shtyp, tha sot pas raundit të tretë të dialogut ndërpartiak për kushtet zgjedhore, me ndihmën e përfaqësuesve të Parlamentit Evropian, se zgjedhjet e ardhshme nuk do të mbahen në mars, por në një periudhë të mëvonshme, por duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Serbisë, transmeton Ministria Lajmeve.

“U pajtuam që zgjedhjet të mos mbahen në mars, por që Presidenti i Serbisë (Aleksandar Vuçiq), nën autoritetin e tij kushtetues, duhet të vendosë brenda kufijve që i janë dhënë atij me Kushtetutë dhe ligjin për datën e fundit në të cilën mund të mbahen zgjedhjet, në mënyrë që të mundësohet zbatimi i të gjitha konkluzioneve që kemi rënë dakord në këto tre raunde dialogu, ” tha Gojkoviq në një konferencë për shtyp në Beograd/ministrialajmeve.com