Goditet me veturë një fëmijë në Bujanoc, vozitësi ikën nga vendi i ngjarjes!
Para pak çasteve, në afërsi të xhamisë së qytetit në Bujanoc, ka ndodhur një aksident me ç’rast një veturë në lëvizje ka goditur një fëmijë i cili po ngiste biçikletën.
Dëshmitarët okularë i thanë FOLonline se ngasësi nuk ka ndaluar në vendngjarje dhe se me veturën e tij ngjyrë të zezë ka ka ikur nga aty.
Mësohet se nga goditja fëmiu ka marrë lëndime serioze dhe se është dërguar për trajtim në spitalin e Vranjës.
Dëshmitarët nuk kanë mundur ta vlerësojnë moshën e fëmiut.
Ndërkohë, policia ka dal në vendngjarje.