Lajme

Glauk Konjufca, zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 69 vota për dhe 33 kundër votoi Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit.

Në sallë të pranishëm ishin 113 deputetë. Kundër votuan PDK dhe LDK.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet me zgjedhjen e nënkryetarëve.