Lajme

Glauk Konjufca rezulton pozitiv me CoVid19

Njeriu i dytë i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca njoftoi se ka resultuar pozitiv me Covid-19.

Ai nëpërmjet njo postimi në profilin e tij zyrtarë në facebook porosit qytetarët të kenë kujdes dhe rrespetim të masave për tu mbrojtur nga Covid-9

Njoftimi i plotë :

Qytetarë të dashur, miq të çmuar,

Desha ta ndaj me ju faktin që jam diagnostifikuar me virusin COVID-19.

Kjo është një pandemi ndryshe nga të tjerat deri tash. Për ta mposhtur atë duhet bashkëpunim i secilit në koordinim me institucionet publike.

Edhe një herë falënderimi shkon për mantelbardhët që ndodhen në frontin e luftimit të këtij virusi të rrezikshëm.

Ju ftoj të gjithëve për kujdes dhe respektim të masave ashtu që ta kalojmë sa më shpejt këtë situatë të keqe pandemike në vendin tonë.