Lajme

Gjykata Speciale fton edhe një ish-luftëtar të UÇK-së

Ish-luftëtari i UÇK-së, Imer Zogaj është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale e Hagës, në cilësinë e dëshmitarit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Zogaj përmes një postimi në Facebook, ku tha se do të intervistohet me 21 janar të këtij viti.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjarë,miq dhe shokë ,dua t’ju informoj që kam pranuar ftesë në cilësinë e deshmitarit nga Gjykata Speciale në Hagë, të cilës do i përgjigjem më datë 21.01.2020. -Në tërë veprimtarinë time jetësore atdhetare asnjëherë nuk jam ndier më i nderuar dhe respektuar se sa kur isha pjesë e UÇK-së! -Asnjë shkronjë nuk e heq nga e kaluara ime në të gjitha periudhat e veprimtarisë sime! Lavdi Deshmoreve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!