Gjykata Kushtetuese vendos në favor të Thaçit, vjen reagimi i ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë një paralajmërim
Pas lajmit të publikuar në media se shtatë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese janë pro që të vendosin në favor të presidentit Hashim Thaçi, ka pas reagime të ashpra nga Lëvizja Vetëvendosje.
Edhe zyrtari i kësaj partie politike, Adnan Rrustemi thotë se Gjykata nuk mundet me marrë vendim jashtë Kushtetutës.
Sipas tij, vendimi politik si vazhdim i dekretit edhe mund të detyrohet të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese, por ai vendim nuk mund të jetë kushtetutës.
Ai shprehet se duhet që të mbrojnë Kushtetutën por edhe Gjykatën.
Ai tutje shprehet se pritjet janë të porositura se çfarë Kushtetute të re po shkruan Gjykata Kushtetuese për të shfajësuar Thaçin i cili, sipas tij, e ka shkelur Kushtetutën aktuale.
Postimi i plotë:
Po sillen sikur Kosova mos me pas Kushtetutë të shkrune. Pritjet e porositura se çfarë Kushtetute të re po shkruan Gjykata Kushtetuese, janë pritje për të shfajësuar Thaçin. Thaçi ka shkelur Kushtetutën aktuale, e Gjykata nuk mundet me shkru Kushtetutë.
Gjykata nuk mundet me marrë vendim jashtë kësaj Kushtetute. Vendim politik si vazhdim i dekretit edhe mund të detyrohet të nxjerrë, por ai vendim nuk mund jetë kushtetues, bile as i një Gjykate. Kësisoj duhet ta mbrojmë jo veç Kushtetutën, por edhe Gjykatën.
Kur bëhet fjalë për mbrojtje të Kushtetutës, Gjykata bëhet e paparashikueshme. Ndërsa, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e Thaçit, ajo bëhet e parashikueshme.