Të fundit

Sinani priti në ambientet e selisë së PVD-së shefin e ri të zyrës ndërlidhëse së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari

Kryetarja e degës së Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Ardita Sinani priti në ambientet e selisë së PVD-së shefin e ri të zyrës ndërlidhëse së Kosovës në Beograd, z. Jetish Jashari.

Në këtë takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës me Luginën e Preshevës.

Preshevë, 03.03.2020
Shërbimi për Informim i
Partisë për Veprim Demokratik