Lajme

Gjuriq: Për shtatë vjet siguruam 18 tërheqje të njohjes së Kosovës

Drejtori i deritanishëm i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka bërë një përmbledhje të punës së tij në këtë zyre, duke treguar se kishte qenë në krye të delegacionit të Serbisë në më shumë se 220 bisedime, ishin siguruar 18 tërheqje të njohjes së Kosovës, derisa ishte penguar anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, Interpol dhe unionin doganor.

Gjuriqi u është drejtuar serbëve përmes një video-mesazhi, pas lajmit se Qeveria e Serbisë e ka emëruar ambasador në SHBA.

“Kemi arritur që t’i bindim disa prej sponzorizuesve më konsekuentë të jashtëm të pavarësisë së Kosovës që më në fund ta dëgjojnë Serbinë”, ka thënë ai, duke shtuar se kishte qenë 150 herë në Kosovë.