Lajme

Gjukanoviç: Serbia po e përjeton rëndë humbjen e Kosovës, kemi një rajon plotësisht të ndezur

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se për Serbinë është shumë e rëndë humbja e Kosovë, “kështu që Mali i Zi mund të shërbejë mirë për këtë qëllim (si ushqim për nacionalistët serbë).

Gjukanoviç në një intervistë për televizionin boshnjak, raportojnë mediat ka thënë se Mali i Zi nuk i sheh këto zhvillime si qëllim mira dhe nuk mendon se kjo është naive.

Ndër të tjera presidenti malazez ka theksuar se nëse rifillojnë konfliktet etnike, sërish do të kemi një rajon të ndezur, domethënë një luftë.
“A mendoni se marrëdhëniet midis serbëve dhe kroatëve janë shëruar në ndërkohë? Jo. Ju e dini, kur e lëshoni atë frymë nga shishja, ju vetëm tregoni se jeni tmerrësisht të papërgjegjshëm, sepse më nuk është e mundur të kontrollohet ajo frymë. Nëse në ndonjë pjesë të Ballkanit vjen deri te destabilizimi, nëse konfliktet etnike rifillojnë, është plotësisht e qartë se kemi një rajon plotësisht të ndezur. Kjo është plotësisht e qartë”, ka thënë Gjukanoviç.