Lajme

Në Serbi, 35 të vdekur dhe mbi 2.700 raste të reja me COVID-19

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e koronavirusit (COVID-19) humbën jetën 35 persona ndërsa u regjistruan 2.732 raste të reja me virus, transmeton Titulli.com.

Në spitale aktualisht janë 7.890 pacientë në mesin e të cilëve 266 në respiratorë dhe vetëm të shtunën 10.898 persona janë testuar dhe 2.732 prej tyre dolën pozitiv.

Sipas të dhënave nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc gjatë muajit mars janë regjistruar 97 raste pozitive me Covid 19.

Në të njëjtën periudhë, 35 persona humbën jetën duke e çuar numrin e viktimave nga COVID-19 në 5.735. Shkalla e vdekshmërisë është 0.89 për qind.

Gjithsej në Serbi 642.208 raste me COVID-19 janë regjistruar dërsa deri më tani 3.588.296 persona janë testuar./Titulli.com/