“Gjuha shqipe”, Ziadin Sela paralajmëron nismë për ndryshime kushtetuese
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela insiston që vendi të hapë kushtetutën dhe të ndryshojë pjesën ku flitet për gjuhën zyrtare. Në vend të 20 përqindëshit, duhet të figurojë gjuha shqipe. Sela në emisionin 360 gradë tha se tash është koha për të pastruar çështjet e hapura brenda.
Mendoj se janë pjekur kushtet pasi është ashtu siç e kam thënë, e kuptoj atë kur preken maqedonasit kur dikush u thotë që gjuha e tyre duhet të quhet vetëm gjuhë zyrtare e shtetit, sepse unë jam në një pozicion kur gjuha e nënës sime, shqipe definohet me një definicion akoma më skandaloz se sa atë që propozon Bullgaria për Maqedoninë e Veriut. Gjuhë që qenka edhe e ndryshme nga maqedonishtja. Gjuha shqipe është gjuhë shqipe dhe çdo gjuhë është e ndryshme nga njëra tjetra. Aq më tepër që kësaj i kanë paraprirë disa deklarata publike – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Për këto ndryshime, Sela tha se publikisht janë deklaruar edhe Zaev dhe Mickovski.
Kishte deklarim publik atëherë nga zotri Zaev që po është e drejtë dhe kjo duhet të bërë në momentin tjetër kur do të hapet kushtetuta, në të njëjtën vijë kishte një deklarim edhe nga ana e kryetarit të VMRO-së Mickoski që po nuk duhet të ketë definicione mbi 20 % nën 20% ,dhe tani është e radhës që unë ta testoj janë vetëm deklarata për tu dukur simpatik dhe të joshen nga votuesit shqiptar apo e kanë me gjithë mend – deklaroi Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Ai tha se përderisa në vend ka çështje të hapura etnike, asnjëherë nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me asnjë subjekt politik të bllokut maqedonas.
Për sa kohë që ka tema etnike të hapura Aleanca për Shqiptarët nuk bën koalicion parazgjedhor me asnjë parti politike, mos keni dilema. Lista të përbashkëta për këshilltar ne s’kemi ndërmend as me LSDM as me VMRO-në – tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Sela tha se pos kontestit me Bullgarinë, ajo që vendi nuk po arrin të mbajë mbledhjen e parë ndërqeveritare me BE-në është edhe korrupsioni dhe mungesa e shtetit të së drejtës./alsat