FutbollSporti

Gjobitet klubi futbollistik K.F Lugina me 75 mijë dinarë

Gjykata e Preshevës ka gjobitur K.F Luginën me 75 mijë dinarë për shkak të prezencës të një numri të vogël të publikut në ndeshjen e luajtur mes Lugina-Bosilegrad në Stadiumin e Qytetit Preshevës.

Klubi futbollistik K.F Lugina këto dënime i ka cilësuar si tejet të larta ngase si klub ata kanë marrë të gjitha masat me rastin e organizimit të një ndeshje futbollit

“Skemi dashur të ndodh kjo kundervajtje, dhe për me teper skemi deshiruar te ballafaqohemi me gjykatën por gjerat rodhën ashtu siç rodhën.
Gjendja jonë financiare na ka detyruar që ta sqarojm në faqen tonë zyrtare.” – kështu kanë deklaruar përfaqësuesit e klubit K.F Lugina.