Bota

Gjermania tërheq trupat nga Iraku

Gjermania do të tërheqë disa prej trupave të saj të vendosur në Irak.

Ministria gjermane e Mbrojtjes deklaroi se ushtarët gjermanë që janë në një mision trajnimi për ushtarët irakianë do të vendosen në Jordani dhe Kuvajt.

“Të 30 ushtarët e vendosur në Bagdad dhe Taji do të transferohen në Jordani dhe Kuvajt”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes duke shtuar se tërheqja “do të jetë e menjëhershme”.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha gjithashtu se ai ishte i shqetësuar për mundësinë e “ringjalljes” së mundshme të Shtetit Islamik, ISIS, nëse trupat e huaja largohen shpejt nga Iraku.

Vendimi u mor për shkak të tensioneve midis SHBA-së dhe Iranit pas vrasjes të komandantit iranian të Forcave Quds, Qasim Soleiman në Irak./