Bota

Gjermania raporton rritjen më të lartë të rasteve me Covid-19 në disa muaj

Instituti gjerman, Robert Koch, që mbledh të dhënat për koronavirusin në Gjermanu, ka regjistruar 1,226 infektime të reja të mërkurën.

Kjo njëherësh është shifra më e lartë prej fillimit të muajit maj.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka bërë thirrje për zbatim të distancimit fizik dhe rregullave të higjienës si dhe ka shprehur shqetësim për rritje të numrit të të infektuarve.

Ministri Spahn tha se shpërthimet, si të vogla, ashtu edhe të mëdha, janë duke u raportuar në të gjitha rajonet.

Në një intervistë për Radion Deutschlandfunk, ministri njoftoi se rritja e numrit të të infektuarve ka ndodhur pas kthimit të njerëzve nga pushimet, por edhe për shkak të organizimeve familjare.

Ai ka thënë se “kjo duket se – nëse nuk përkujdesemi të gjithë – mund të rezultojë me dinamikë të sigurt”, dhe rikthim të pandemisë.

Spahn ka përsëritur thirrjet për vendosje të maskave dhe mbajtje të distancës.

Gjermania është lavdëruar për mbajtje të pandemisë nën kontroll për një kohë të gjatë, mirëpo lehtësimi i masave të kufizimit dhe kthimi i udhëtarëve javët e fundit ka ndikuar në rritje të numrit të të infektuarve.

Gjermania ka regjistruar 218,519 persona të prekur nga COVID-19, prej të cilëve, 9,207 kanë vdekur. /Opinion.al