Lajme

Gjermania nuk do t’i hapë Serbisë kapituj të ri për shkak të Kosovës

Ekspertë të integrimeve europiane thonë se është e mundshme që rruga drejt anëtarësimit mund të zgjatet edhe më për Serbinë.

Flitet se BE’ja nën udhëheqjen e Berlinit nuk do t’i lejoj Serbisë hapjen e asnjë kapitulli në negociatat për anëtarësim pretendojnë jo zyrtarisht përfaqësues diplomatik në Beograd.

Gazeta serbe Danas shkruan se bashkëbiseduesit e tyre thonë se në rast se anëtarët e BE’së nuk i japin dritën e gjelbër për hapin e radhës drejt rrugës europiane kjo së pari do të jetë” shprehje e pakënaqësisë së Berlinit për shkak të ngecjes së demokracisë, respektivisht përparimit të pamjaftueshëm të Beogradit në përmbushjen e obligimeve që ndërlidhen me sundimin e ligjit”.

Siç pretendohet, Gjermania, që kryeson BE’në deri në janar, nuk është “e kënaqur” as për faktin se zyrtarët serbë “hapur shikojnë drejt Shteteve të Bashkuara” në kontekstin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.
Kujtojmë që as në qershor të këtij viti nuk është hapur as një kapitull në negociata me Serbinë, për dallim me vitet e kaluara që kjo ishte praktikë e Brukselit zyrtar.
Jovana Spremo, këshilltare për çështjet e procesit të integrimit në Komitetin e juristëve për të drejtat e njeriut- Jukom, dhe koordinatore të Grupit punues së Konventës kombëtare për BE thekson për Danas se “ndoshta do të ishte më mirë të thuhet se është realitet se nuk do të hapet e jo rrezik” që Serbia mos të hapë asnjë kapitull deri në fund të vitit.
Gjermania, si një prej shteteve themeluese të BE’së, në plan t% parë vendos vlerat në të cilat është formuar unioni, e këtë pikërisht janë respektimi i dinjiteti e të drejtave e lirisë së njeriut, zhvillimi i demokracisë, barazia dhe respektimi i sundimit të ligjit, pra të gjitha ato në të cilat Serbia po ngec apo po bën hapa prapa viteve të fundit. Korniza negociatave për Serbinë është ashtu i caktuar që ngecja në përmbushjen e obligimeve nga kapitujt 23 dhe 24 mund të sjell drejt ndalimit në negociata. Me këto deklarata jepet sinjal që sundimi i ligjit do të jetë aty ku do të përqendrohet Këshilli i BE’së nën kryesimin e Gjermanisë dhe se toleranca e deritanishme të ngecjes së Serbisë në këtë fushë, nuk do të vazhdohet” tha Spremo