Lajme

Gjermania ndan 65 miliardë euro për qytetarët dhe ekonominë 

Koalicioni qeverisës gjerman prezantoi një paketë të fuqishme masash lehtësuese prej 65 miliardë eurosh, kjo në kuadër të krizës së energjisë. Një pjesë do të financohet nga superfitimet e koncerneve energjitike.

Paketa e tretë e masave lehtësuese për të cilën ranë dakord në mesnatë (04.09.) krerët e koalicionit qeverisës gjerman, socialdemokratët e SPD-së, Të Gjelbrit dhe liberalët, FDP përmban një vëllim financiar prej 65 miliardë eurosh. Kjo bë e ditur të dielën nga publikimi i vendimeve 13 faqëshe të koalicionit. Çmimet e pritshme të larta të energjisë për qytetaret,qytetarët dhe sipërmarrjet do të ulen përmes masash të caktuara, thuhet në vendimin e koalicionit. “Kjo mbështet ekonominë dhe tregun e punës, sepse qytetaret dhe qytetarët do të vazhdojnë të konsumojnë dhe sipërmarrjet do të investojnë më tej.”

Kjo paketë e tretë masash lehtësuese prej 65 miliardë është më e madhe se të dyja paketat e mëparshme, ka thënë kancelari Scholz (SPD) gjatë prezantimit të masave lehtësuese në konferencën e shtypit në Berlin. “Të gjitha paketat së bashku përmbledhin 95 miliardë euro. “Është shumë ajo që po vemë në lëvizje, por është e nevojshme”, ka thënë Scholz

Do të merren të ardhura nga tatimet speciale të mbitimeve të koncerneve energjitike

Kancelari, Olaf Scholz është shprehur, se qeveria do të kujdeset që për qytetarët të ulen çmimet e gazit, naftës dhe qymyrit. Për këtë do të përdoren të ardhura nga mbifitimet e koncerneve energjitike. “Fitimet e rastësishme” të koncerneve do të merren, tha kancelari Scholz gjatë prezantimit të paketës së tretë të masave lehtësuese të dielën. Për këtë qeveria gjermane do të kërkojë një zgjidhje në nivel të BE, por partnerët në koalicion janë të gatshëm që një tatim special të mbifitimit “ta zbatojnë pa vonesë” edhe në nivel kombëtar.

“Ne do t’ia dalim mbanë këtë dimër”, ka thënë Scholz gjatë prezantimit të rezultateve të konsultimit të koalicionit dhe shprehu bindjen, se kjo paketë do të jetë një ndihmë e madhe për qytetarët. “Vendi ynë ndodhet në një kohë të vështirë” tha Scholz në Berlin, “por ne do ta kalojmë këtë periudhë të vështirë së bashku si vend”. Qeveria gjermane i merr “shumë seriozisht” shqetësimet e qytetarëve por edhe të sipërmarrjeve për shkak të rrijes masive të çmimeve, tha Scholz. “Ne nuk do ta lemë askënd vetëm.”

Për të lehtësuar qytetarët që duhet të paguajnë çmime të larta të rrymës elektrike do të vendoset kufiri maksimal i çmimit të rrymës. “Ekonomive shtëpiake do t’u përllogaritet një masë e madhe energjie më një çmim të leverdishëm (bëhet fjalë për konsumin bazë). kështu që ato do të lehtësohen ndjeshëm dhe mbetet kështu edhe një stimul për kursim energjie”, bëhet e ditur në vendimin e koalicionit.\DW