Lajme

Gjermania heq Kosovën nga lista e shteteve me rrezik për Covid-19

Mësohet se nga e diela e ardhshme qytetarët e Kosovës do ta kenë më të lehtë udhëtimin për në Gjermani, transmeton albinfo.ch.

Kjo pasi Qeveria gjermane e ka hequr vendin tonë nga lista e kuqe, e cila përbëhet nga vende që kanë shkallë të lartë të infektimit me koronavirusin COVID-19.

Ndërkaq, në vendimin e ri të Qeverisë gjermane thuhet se do të klasifikohen dy shtete të BE-së si zona të rrezikshme për shkak të koronavirusit, Kroacia dhe Bullgaria.