Bota

Gjermania është duke porositur vaksina për vitin 2022, mësojeni arsyen

Shteti gjerman është duke i porositur vaksinat për vitin 2022 në rast se duhen doza të rregullta ose përforcuese për të mbajtur popullsinë imune ndaj varianteve të COVID-19 në të ardhmën, raporton Reuters.

Kështu ka bërë të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, mes zhgënjimit në rritje në Evropë me ritmin e ngadaltë të vaksinimit.

Spahn gjithashtu ka treguar se nga 83 milionë banorë sa ka në Gjermani, 2.3 milionë prej tyre tashmë kanë marrë një dozë.