Bota

Gjermani, protesta kundër masave antiCovid

Një numër i madh demonstruesish në Berlin kanë protestuar këtë mëngjes kundër një ligji që parlamenti do të miratojë duke i dhënë qeverisë kombëtare fuqinë për të vendosur bllokime në zonat me norma të larta të infeksioneve me koronavirus për të frenuar një valë të tretë të pandemisë.

Kancelarja Angela Merkel hartoi ligjin e ri, i cili ka marrë  kritika të shumta duke argumentuar se ky ligj kufizon liritë personale, pasi disa nga 16 shtetet federale të Gjermanisë refuzuan të vendosnin masa të ashpra pavarësisht rritjes së rasteve.

Masat përfshijnë rikthimin e orës policore nga ora 5 e mëngjesit deri në 22:00, dhe mbylljen e dyqaneve. Shkollat do të mbyllen dhe do të vazhdojë mësimi online nëse incidenca e virusit tejkalon 165 raste për 100,000 banorë.