Gjermani Hoferer apel presidentit Vuçiq në prag zgejdhjeve për Luginë e Preshevës
Christian Hoferer, presidenti i Paneuropa Youth Bavaria (Gjermani), u bën thirrje përgjegjësve në Republikën e Serbisë të sigurojnë që zgjedhjet parlamentare këtë të diel të zhvillohen në kushte të drejta.
“Është e rëndësishme në një demokraci që parimi i drejtësisë midis partive dhe grupeve të ndryshme të respektohet plotësisht,” deklaroi ai këtë të premte.
Sa i përket Luginës së Preshevës, e cila është në pjesë thelbësore të populluara nga shqiptarët etnikë, Hoferer i bën apel Presidentit Aleksandar Vucic që të marrë seriozisht pretendimet e “pasivizimit të adresave të përhershme” të shqiptarëve etnikë, veçanërisht në komunën e Medvegjës. Meqenëse “pasifikimi i adresave të përhershme” duket se shoqërohet me fshirje nga listat zgjedhore, këto procese mund të kenë, përfundimisht, një ndikim serioz në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve.
Sipas kushtetutës serbe, çdo qytetar serb mbi moshën 18 vjeç ka të drejtë të votojë në zgjedhjet kombëtare./Gazeta Express/