Bota

Gjermanët nuk duan që Merkeli të largohet

Vetëm 11% e gjermanëve janë pro ardhjes së lideres së re të CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauerad në vend të Angela Merkel në postin e kancelares, sipas një sondazhi të “YouGov”.

Për sa i përket performancës së partive CDU dhe CSU, në zgjedhjet europiane, ato humbasin 1% në raport me muajin e mëparshëm dhe tani janë në nivelin e 29%.

Nga ana tjetër SPD-ja mbetet në nivelin 18%, të Gjelbrit në 17%, “Linke” dhe FDP-ja në 9%.

Partia e ekstremit të djathtë, AfD rritet me një pikë duke kapur 13%./atsh