Gjergji ishte djali që ua prishi “qefin” policisë në Kalanë e Ohrit
Gjergj Prenkocaj ishte djaloshi që ngriti flamurin në Kalanë e Ohrit, i gjobitur 1100 euro edhe në këtë ditë kur asnjë institucion nuk punon, rasti është rregulluar nga avokati Ardian Demiri. Gjithashtu Gjergjit i është ndaluar hyrja në RMV për 5 vite. Theksojmë se arbëreshët e Sicilisë kishin ardhur në qytetin e Strugës për 550 vjetorin e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe një nga ndalesat e tyre ishte edhe kalaja e Ohrit nga ku do vazhdonin rrugën për në Pogradec e më pas për në Itali.