Lajme

Gjeneral Selimi kthehet në familje, festojnë lirimin me një tortë me logon e UÇK-së

Pasi u lirua me kusht nga burgu, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Sylejman Selimi është rikthyer në familje

Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, shihet Selimi së bashku me gruan dhe tre fëmijët duke festuar lirimin me prerjen e një torte me stemën e UÇK’së.

Sylejman Selimi është liruar sot dhe do të jetë nën mbikëqyrje të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10.2020.

Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”. Për këtë edhe avokati i tij, Tomë Gashi, pati thënë ditë më parë se pa asnjë të drejtë ligjore po vazhdon të mbahet në burg Sylejman Selimi tash e tre muaj.