Lajme

Gjendet një person i pajetë në Mitrovicë, Policia po e heton rastin si vdekje e dyshimtë

Një person është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Lamin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se rasti i viktimës po trajtohet si vdekje e dyshimtë.

Viktima është mashkull, 38-vjecar.

Tutje, Zahiti ka konfirmuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë.