Gjendet drogë në anijen ushtarake të Malit të Zi
Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi ka njoftuar se ushtria ka zbuluar drogë të fshehur në një anije trajnuese luftarake që ishte planifikuar për një udhëtim drejt Turqisë dhe Greqisë.
Ministria tha se policia ushtarake kontrolloi anijen Jadran të premten herët pasi kishte mësuar se disa banda kriminale kishin planifikuar për ta përdorur anijen për trafikim droge.
Sipas një deklarate nga ministria, qindra kilogramë drogë janë gjetur gjatë kontrollit në portin e Tivatit dhe procedurat ligjore janë duke vijuar.
Anija ka qenë në qendër të debatit për pronësinë e saj mes Malit të Zi dhe Kroacisë pasi që kjo e fundit thotë se ajo i takon shtetit të Kroacisë pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.
Nuk është bërë e ditur se kur anija e vjetër 86 vjet do të fillonte trajnimin e planifikuar me 42 studentë, shkruan “FoxNews”/ministrialajmeve.com