Gjenden tre trupat e pajetë të familjes Pacolli nga Kosova
Tre trupat e pajetë të familjes Pacolli nga Kosova janë gjetur në lumin Lepenc të Shkupit gjatë pasditës së sotme.
Këtë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.
Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimave.
“Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh. Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, ka shkruar Kurti./Klankosova.tv