Lajme

GJASHTËMBËDHJETË VJET NGA VRASJA E ZORAN GJINGJIT

Zoran Gjingjiq është vrarë më 12 mars 2003 në oborrin e ndërtesës së Qeverisë së Serbisë, ndërsa për vrasjen e tij është dënuar me burg prej 40 vjetëve një oficer i Njësitit për Operacione Speciale (NJOS) të Resorit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë Zvezdan Jovanoviq. Me dënim të njëjtë, për organizim të vrasjes është dënuar edhe komandanti i NJOS Millorad Ulmek, i njohur me nofkën “Legija”.

Prapavija politike e vrasjes së Gjingjiqit kurrë nuk është zbuluar.

Gjingjiq ka qenë kryeministri i parë i Serbisë pas rënies së regjimit të kriminelit Sllobodan Millosheviq në vitin 2000 në Serbi dhe ardhjen në pushtet të Opozitës Demokratike të Serbisë (ODS), dhe gjatë mandatit të tij është nisur procesi i demokratizimit të shoqërisë serbe me reforma konkrete ekonomike, politike dhe sociale.

Qeveria e Gjingjiqit është angazhuar fuqishëm për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte dhe gjatë kësaj kohe janë arrestuar dhe ekstraduar në këtë Gjykatë një numër i madh i kriminelëve serb të luftës e në mes tyre ishte edhe ish presidenti i Serbisë dhe i RFJ kryekrimineli Sllobodan Millosheviq.

Gjingjiq ishte një prej themeluesve të Partisë Demokratike (PD) në të cilën ka qenë kryetar i këshillit ekzekutiv, dhe prej janarit 1994 e deri te vrasja ka qenë kryetar i PD.

Ai ishte kryebashkiaku i parë jo komunist i qytetit të Beogradit prej vitit 1945.

Qeveria e Gjingjiqit është angazhuar fuqishëm për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës për Krime Lufte dhe gjatë kësaj kohe janë arrestuar dhe ekstraduar në këtë Gjykatë një numër i madh i kriminelëve serb të luftës e në mes tyre ishte edhe ish presidenti i Serbisë dhe i RFJ kryekrimineli Sllobodan Millosheviq.

Gjingjiq ishte një prej themeluesve të Partisë Demokratike (PD) në të cilën ka qenë kryetar i këshillit ekzekutiv, dhe prej janarit 1994 e deri te vrasja ka qenë kryetar i PD.

Ai ishte kryebashkiaku i parë jo komunist i qytetit të Beogradit prej vitit 1945