Gëzim Kelmendi-Kadri Veselit: Pas VV-së në pushtet vjen Fjala!
Ish-deputeti Gëzim Kelmendi, ka deklaruar se pas Lëvizja Vetëvendosje, në pushtet do të vije partia e tij, Fjala.
Këto deklarime i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook, ku i ka thënë kreut të PDK-së, Kadri Veseli se shqiptarët e kanë njëfarë rendi.
Postimi i plotë:
Ne shqiptarët e kemi njëfar rendi i nderuar kryetar i PDK-së Kadri Veseli !
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejtë PDK-ja do të rikthehet në krye të pushtetit.
I nderuar Kryetar i PDK-së Kadri Veseli,
ne shqiptarët e kemi njëfar rendi.
Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet.
Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja.
E mandej rradhën e kemi ne të FJALËS.
Populli iu ka provuar juve, tash pritet të i provojë këta të VV-së.
Mandej populli do të na provoj edhe neve.
Kështu që bën durim, se populli po kërkon ndryshim.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3100782246612472&id=100000421818898&sfnsn=mo