Gërvalla: Diaspora shqiptare ka për qëllim të shpëtojë Kosovën nga hajnat
Në një postim në facebook, Kandidatja për deputete në listën “GUXO” që garon brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gervalla, ka deklaruar se mërgata ka për qëllim ta shpëtojë vendin nga plaçkitësit.
Ajo ka komentuar numrin e aplikimeve për të votuar nga diaspora – që është afro 200 mijë sosh, sipas saj.
Ajo shprehet se ky është një referendum historik.
“Asnjëherë në historinë tonë të deritanishme nuk kemi pasur uragan të tillë të pjesëmarrjes së mërgatës në zgjedhjet e vendit. Ky është një referendum historik dhe unik i mërgatës për dinjitet dhe demokraci. Sa krenare jam që jam njëra nga ju”, ka shkruar ajo në Facebook.