Të fundit

Gent Cakaj takon deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, z.Kamberin

Ministri i Punëve të Jashtme të Rep. së Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një njoftimi në llogarinë zyrtare të tij e cilësoi këtë takim shumë të dobishëm duke e vlerësuar z.Kamberin si një prej përfaqësuesve të dalluar politik, raporton Ministria e Lajmeve.

Njoftimi i plotë :

“Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi ??! “

Poashtu, z.Cakaj bëri të ditur se së shpejti do të ketë disa projekte konkrete për Luginën.
“Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës ❤… shkroi Cakaj, përcjell Ministria e Lajmeve.


Shkrimi i plotë i z.Cakaj

Edhe një takim shumë i dobishëm me një prej përfaqësuesve të dalluar politik të Luginës së Preshevës, z. Shaip Kamberi ??!

Biseduam edhe për ndërmarrjen e disa veprimeve shtesë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare lidhur me procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Po ashtu, shprehëm shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.

Shihemi së shpejti me disa projekte konkrete në mbështetje të Luginës së Preshevës ❤…