Gent Cakaj: Së shpejti në Bujanoc do hapim konsulatën e Shqipërisë
Një nga marrëveshjet e rëndësishme të nënëshkruara këtë të premte mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës ishte ajo për krijimin e fondit të përbashkët për Luginën e Preshevës.
Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj tha në një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në “Vizion Plus” se grupi teknik i kësaj marrëveshje do të ngarkohet me dy detyra: sa do të jetë shuma e këtij fondi dhe si do të përcaktohet procedura.
Ndërhyrja e Shqipërisë dhe Kosovës për ta mbështetur financiarisht Luginën e Preshevës, sipas Cakajt, nuk është vetëm një detyrë kombëtare, por edhe një veprim i domosdoshëm politik.
Cakaj theksoi se pritet të hapet për herë të parë në qytetin e Bujanocit edhe Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë.
“Vendimi për krijimin e fondit vjen pas një punë tepër intensive që kemi bërë në funksion të konsolidimit të marrëdhënies me shqiptarët e Luginës së Preshevës; duke filluar nga marrja e përgjegjësive për finacimin e Këshillit Kombëtar Shqipëtar, marrvëshjen për 25 tekstet shkollore dhe vendimi i dy qeverive për dhurimin falas të të gjitha teksteve shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptare të Luginës së Preshevës. Jemi në pritje të marrjes së përgjigjes pozitive për të hapur për herë të parë Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në qytetin e Bujanocit. Kemi krijuar për herë të parë koalicionin e unitetit të të gjitha partive shqiptare atje, që është dëshmi se mund të ketë shumë parti shqiptare në shërbim të pluralizimit për qeverisjen vendore. Mandati i grupeve të punës do të jetë më pak se 1 vit. “Kanë nevojë për një platformë të unitetit, si dhe duhet të sillen ekskluzivisht me një platform politike karshi Serbisë. Me këtë kemi punuar.”