Lajme

Gazetari nga Kosova pyet në OKB: Pse nuk është dënuar askush për gratë e dhunuara në Kosovë

Stefan Duzharik zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm të Kombëve të Bashkuara, Antonio Guterres është pyëtur pse nuk është dënuar për përdhunimet gjatë luftës në Kosovë.


Gazetari shqiptar, Halil Mula, gjatë një konference të zëdhënësit të Stefan Duzharik, e pyeti atë për gratë e dhunuara në luftën e Kosovës, pse asgjë nuk është bërë për to, dhe askush nuk është dënuar

Duzharik tha nuk kam të dhëna të mjaftueshme për të dhënë përgjigje por në përgjithësi  këto krime duhet të dënohen.

Ndërkohë, edhe një gazetar maqedonas e ka pyetur se pse viktimat e dhunës seksuale të luftës së Kosovës nuk janë përfshirë në raportin e sekretarit të përgjithshëm për viktimat e dhunës seksuale.

Por, edhe gazetari maqedonas ka marrë një përgjigje të ngjashme si Mulajt.