Gazetari i Bild: Mafia mbretëron në Shqipëri
Gazetari i tabloidit “Bild”, Peter Tied, ka reaguar në rrjetet sociale me një koment, pas publikimit të artikullit ku nga dialogjet e përgjimeve dukej qartë ndikimi i personave të inkriminuar në shitblerjen e votës, duke i detyruar gjithashtu qytetarët përmes presioneve për të votuar qeverinë. Pas investigimeve të kryera, Tied del në konkluzionin se mafia mbretëron në Shqipëri duke manipuluar politikën dhe drejtuar vendin.
“Për shkak se qeveria në Shqipëri mohon se mafia ka blerë vota për të: ju ofrojmë disa kaseta për t’u dëgjuar – të marra nga policia. Baroni i drogës i cili është i përfshirë në përgjimin këtu, u arrestua pak me vonë si i përfshirë në tregtinë e heroinës, por u lirua pasi të ndenjurit në burg iu duk depresiv dhe mori një çertifikatë pastrimi.
Të mëdhenjtë, janë si në një vrapim në Shqipëri, ata paguajnë shumë mirë dhe sigurojnë vota. Pyetja e vetme është: A e manipulon mafia politikën dhe a e drejton ajo vendin? Përshtypja ime: Ajo mbretëron.
Një investigues më tha: “Ne e humbëm luftën – mafia e drogës e ka kapur vendin tonë”. Për shkak se disa prokurorë dhe policë nuk duan të pranojnë këtë realitet dhe sepse ata duan të luftojnë policinë e korruptuar, ne e kemi materialin.
Falenderimet e mia për investiguesit e guximshëm dhe gazetarët kurajoz në Shqipëri që nuk dorëzohen”, shkruan gazetaru Peter Tied.