Gazetari Bashkim Hoxha, bën bashkë Ilir Metën dhe Bamir Topin
Gazetari i njohur në News24 Bashkim Hoxha ka bërë bashkë dy presidentë me rastin e ditëlindjes së tij. Është Presidenti i Republikës Ilir Meta që ka ndarë me publikun një moment nga takimi me gazetarin Hoxha dhe ish-presidentin Bamir Topi. Meta uron gazetarin edhe shumë dekada të tjera.
“Bashkë me Presidentin Topi duke uruar sot për 65-vjetorin e lindjes, shkrimtarin dhe gazetarin e mirënjohur Bashkim Hoxha. Edhe shumë dekada të reja për të, me lumturi dhe krijimtari!”, shkruan Meta.
