Gazeta italiane “Corriere della Sera”: Avioni me të cilin dërgoi Rama mjekët në Itali ishte plot me para
Gazeta e madhe italiane sot ka publikuar ditën e sotme një shkrim mjaft kritik në 2 vjetorin e misionit shqiptar të mjekëve në Itali.
Gazetari Andrea Galli, shkruan se ardhja e mjekëve shqiptarë, ku mes tyre ishte edhe një punëtor karburanti, më shumë së ndihmë ishte një shou i ndërtuar nga Edi Rama.
Por mes radhëve të shkrimit, Corriere shkruan se, në avionin ‘Air Albania’ që transportoi mjekët shqiptarë, kishte shumë para, shumë më tepër se sa ishte e nevojshme për të jetuar në Brescia, ku edhe shkuan shqiptarët.
Në këtë shkrim, gazetari Andrea Galli thekson se; ‘në këtë histori retrospektive duhet evidentuar veprimi i avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpesh mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenj’.
‘Ndoshta ngaqë u hapim dyert të gjithëve. Ekipi mjekësor nga Tirana udhëtoi në një avion të mbushur me pará – nuk pati asnjë hetim, as atëherë e as më pas nuk u bënë verifikime. Shumë më tepër pará nga sa ishin të nevojshme për të jetuar në Brescia, aq më tepër që shqiptarët ishin mysafirë, ashtu si dhe rusët, duke na kushtuar 3 milion euro.
Tani, duhen evituar skenarë filmash të sugjestionuar nga vetë rusët, të për të cilët u desh një plan i tepruar survejimi nga policë, karabinierë, ndjekje, inspektime dhe aktivitete inteligjence – me pak fjalë hetues të fshehur që iu rrinin nga pas në çdo lëvizje, kur mund të bëhej edhe pa to, duke evituar rëndimin e forcave të rendit, ndërkohë të tejngarkuar për shkak të pandemisë.
Pas kësaj, në këtë histori retrospektive duhet evidentuar veprimi ngjitës i avokatit të famshëm shqiptar Engjëll Agaçi, shpesh mbrojtës i narkotrafikantëve të mëdhenj dhe njeri mjaft i dëgjuar në institucionet tona, dhe duhet shtuar që jo gabimisht që në transitin e brendshëm drejt Lombardisë, pas mbërritjes në Romë me avion nga Tirana, u impenjua Guardia di Fianza, duke pasur parasysh misionet e saj dhjetravjeçare të Shqipëri, për shembull në zbulimin e kultivimeve të drogës, që shpesh i kanë veshur Shqipërisë kostumin e ‘narkoshtetit’,
shkruhet në artikullin e plotë të Corriere della Sera.