Të fundit

Gazeta gjermane shkruan për kompaninë e Lulzim Maliçi nga Konçuli, ja cili është rrëfimi i tij

Shqiptarët shpesh herë kanë zënë vend në gazetat dhe mediat evropiane për veprime jo të mira.

Por, aty nuk kanë munguar edhe storiet e rralla të suksesit, shkruan Portali.info.

Kështu ka ndodhur me Lulzim Maliçin, shqiptari i cili jeton në Gjermani dhe ka një kompani që merret me pastrim.

E përditshmja “Suddeutsche Zeitung”, i ka kushtuar një artikull Maliçit për punën që bën duke e përshkruar si njeri të zellshëm dhe shumë punëtor.

Në artikull është theksuar se si shqiptari i suksesshëm vazhdon të zgjohet në ora 4 të mëngjesit, për të vazhduar me punët e ditës e sidomos gjatë stinës së dimrit ku kanë mjaft punë me pastrimin e borës.

Është e rrallë kur kompanitë e drejtuara nga shqiptarët zënë vend në gazetat e huaja për të rrëfyer storiet e suksesit, por storiet si kjo kanë veçantinë e tyre.