FutbollSporti

Futbollisti nga Presheva, Atdhe Nuhiu transferohet tek skuadra e Altach

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu ka befasuar me skuadrën e tij të re. Nuhiu i është bashkuar skuadrës austriake, SCR Altach Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit e cila ka publikuar një fotografi të Nuhiut teksa po firmoste kontratën.

Sulmuesi kosovar nga Presheva ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me klubin nga Austria. SCR Altach bën pjesë në elitën e futbollit austriak. Atdhe Nuhiu u largua nga Kombëtarja e Kosovës në futboll para pak muajsh.