Fushata e politikanit gjerman habit të gjithë: Kam vendosur të mësoj shqip
Tabloidi gjerman BILD i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i SPD-së, Markus Schreiber. Ai është fokusuar tek komuniteti shqiptar që jeton në Gjermani. Ai madje ka postuar disa video në TikTok duke folur shqip. “Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën jo në Hamburg” – thuhet në shkrimin e BILD.
Sipas të njëjtave burime, brenda një kohe shumë të shkurtër, anëtari i këshillit të qytetit, ka marrë mbi 304 mijë pëlqime me postimin e tij të parë dhe mbi 161 mijë në të dytin. BILD shkruan se ky është një rekord pasi normalisht shifra të tilla për politikanët lokalë nga Hamburgu janë në intervalin e 4 ose maksimumi me 5 shifra
Schreiber po përpiqet të tërheqë votuesit me origjinë shqiptare në zonën e tij elektorale, e cila shtrihet në jug të qytetit. Në total, janë rreth 9 mijë votues të mundshëm nga komuniteti shqiptar që mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme shtetërore më 2 shkurt.
Schreiber e trajton këtë çështje shumë thjeshtë.
Po mësoj shqip”, – thotë ai në videon e parë. Dhe pastaj shpjegon se çfarë do të thotë në shqip “mirupafshim” dhe “lamtumirë”. Ai tregon me duar edhe simbolin kombëtar shqiptar, “Shqiponjën dykrenare”.