Lajme

Frashër Krasniqi: Mjerim ku ka degraduar VV-ja!

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së Frasher Krasniqi, ka kundërshtuar përzgjdhjen e Lëvizjes Vetëvendosje për postin e zëvendëskryeministrit të dytë, Haki Abazin.

Sipas Krasniqit, Abazi kishte akuzuar LVV-në për vrasjen e aktivistit të njderë Astrit Dehari.

“VV duhet të jap llogari për deklaratat e zëvendëskryeministrit në ardhje që në fakt mori rolin e prokurorit. VV duhet të tregojë haptaz se a pajtohet apo distancohet ng këto deklarata. Përndryshe ky do të shënohet si momenti i instrumentalizimit të Astritit nga pushteti i ri, për njollosje të kundërshtarëve politikë”, ka thënë ai, në një reagim të publikuar në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Reagimi plotë:

Në kohën kur po e falin e i përulen Isa Mustafës e Skender Hysenit – që drejtonin pikat kyçe të pushtetit, kur vdiq në burg Astriti – shtizat i kanë kthyer bash kah shokët më të mirë të Astritit.

Unë kam mbajtur burg me Astritin për një vepër që u dëshmua e montuar. Atëbotë, Hakiu na quante vrasës
Mjerim ku ka degraduar VV-ja. Mjerim kush flet sot për Astritin. Mjerim çka po përbijnë aktivistët e VV-së. Mjerim çfarë pushteti po na vjen.
VV duhet të jap llogari për deklaratat e zëvendëskryeministrit në ardhje që në fakt mori rolin e prokurorit. VV duhet të tregojë haptaz se a pajtohet apo distancohet ng këto deklarata. Përndryshe ky do të shënohet si momenti i instrumentalizimit të Astritit nga pushteti i ri, për njollosje të kundërshtarëve politikë.